Njihuni me disa probleme (të çuditshme) të njerëzve të pasur
“Janë të pasur, nuk kanë asnjë problem”, shpeshherë mund ta hasim këtë gjykim mbi njerëzit me nivel të lartë financiar. Por në fakt BuzzFeed, ka mbledhur disa rrëfime të njerëzve të ndryshëm që na tregojnë një anë tjetër të medaljes. Të jesh i pasur nuk do të thotë se je gjithnjë i lumtur, mund të ketë shumë gjera që s’mund t’i kesh, pikërisht për faktin se je i pasur!
Më poshtë do të gjeni disa probleme, disi të çuditshme të njerëzve të pasur:
1. “Fakti që nuk e di kurrë me siguri nëse partneri të toleron se të do ty apo janë paratë që i bëjnë gjërat të duken më të thjeshta.”
2. “Seksi është diçka. Të kesh dikë që të do vërtetë është diçka tjetër.”
3. “Kur njerëzit e dinë që t’i je i pasur presin të paguash më shumë nga ç’është çmimi. Kjo s’është normale.”
4. “Dikur punoja në një resort ku paratë për shërbimin futeshin në faturë bashkë me gjithçka tjetër, prandaj bakshishi s’ishte i nevojshëm. Kur erdhi një çift shumë i pasur për pushime, stafi nuk pushoi së shari dhe komentuari faktin që ata nuk lanë asnjë bakshish, pavarësisht se në atë resort nuk lë askush…”
5. “Shoku im i pasur nuk ka fëmijë dhe prej kohësh mendohet sesi do t’i shpenzojë paratë para se të vdesë pasi nuk do t’jua lërë ca kushërinjve që nuk i pëlqen fare.”
6. “Nëse unë i them që më pëlqen diçka, ai do ta blejë për mua me urgjencë. Eshtë qesharake dhe nuk të emocionon.”
5. “Kam një problem të madh nga njerëzit që duan të jenë miq me mua vetëm për të përfituar nga privilegjet e gjërave rreth meje.”
6. “Fakti që duhet të mendojë gjatë sesi t’ju japë fëmijëve gjithçka duan pa i kthyer në njerëz të llastuar që do të kenë telashe gjithë jetën.”
7. “Një nga problemet që nuk prisja të kisha ishin pushimet me miqtë!”
8. “Unë punoj gjatë dhe me lodhem tmerrësisht shumë, prandaj nuk më intereson nëse resorti kushton 1000$ nata. Nga ana tjetër, ky lloj pushimi shkon përtej mundësive buxhetore të miqve të mi. Prandaj e kam shumë të vështirë të zgjedh mes një pushimi të mirë për veten apo të dalave me shokët e vjetër.”
9. “Ka një lloj izolimi që vjen bashkë me pasurinë, veçanërisht nëse ti pasurohesh më shumë se shokët e tu.”
10. “Ti thuash JO fëmijës tënd kur e ke shumë të lehtë t’i thuash PO, është e vështirë.”
11. “Sa më shumë para fitojnë, aq më shumë shpenzojnë dhe kurrë nuk ndjen se je vërtet i pasur.”
12. “Nuk je në gjëndje të kuptosh se çfarë rëndësie kanë paratë dhe qëndrueshmëria financiare për njerëzit e tjerë.”
13. “Jeta jote private kthehet në punë me kohë të plotë për njerëzit e tjerë.”
14. “Përgjithësisht paraja lidhet shumë me imazhin tënd. Eshtë kaq e vështirë të kuptosh cili je pa para, duke qenë se i ke pasur gjithmonë.”