Njihuni me Bruna Smuljan, këngëtarja që bëri hit me B2N

Buzëqeshja, thjeshtësia dhe padyshim çiltërsia e këngëtares Bruna Smulja të krijon hapësirë komunikimi.

Ndryshe nga skena, në bisedë zëri i saj është i qetë dhe fjalët, të zgjedhura. Në skenë potente, me zë që njihet sapo nis të këndojë ajo është nga këngëtaret më të preferuara në Shqipëri e diasporë.

Besnike e këngës së mirëfilltë popullore shqiptare dhe një artiste e kompletuar, së shpejti do të na sjellë edhe një klip te ri.

Veçojmë këtu bashkëpunimin e saj me B2N (Vajza pa martue) i cili u prit mirë dhe menjëhere u kthye ne hit.

Artistja është e ftuar kudo ku ka shqiptarë për të performuar live në klubet më në zë në të gjitha trevat shqipfolëse.

www.story.al