Njihuni me bashkëshortin e Fjolla Krasniqit
Këngëtarja Fjolla Krasniqi mbrëmë është martuar.
Në një ceremoni private, pak u kuptua mbi dasmën.
Kjo sepse Fjolla nuk ka rrjete sociale, ashtu sikurse motrat tjera Krasniqi, dikur shumë të komentuar, e ende sot të pëlqyera nga publiku.
Por, Prive.al ka arritur të mësojë disa detaje.
Dasma është zhvilluar në Pejë, vendin e origjinës së bashkëshortit të Fjollës.
Bashkëshorti i këngëtares quhet Fadil dhe një fotografi nga dasma ua sjellim në vijim.
Të trashëgohen! /Prive.al