Njihuni me “alienin” që është numri 1 në draftin e NBA, 19 vjeç, 221cm, numrin e këmbës 55
Victor Wembanyama përgatitet të dominojë draftin e NBA dhe është San Antonio skuadra që pritet ta marrë atë.
Vetëm 19 vjeç, plot 221 centimetra i gjatë, këpucët numër 55 dhe kraët plot 2 metra të gjerë, e bëjnë atë si një “alien” të ri të basketbollit botëror.
Lojtari ka stërvitur edhe me Barcelonën, por skuadra spanjolle nuk ishte bindur në aftësitë e tij. I lindur në Francë, djali i një kongolezi po vlerësohet si njëri nga basketbollistët më premtues në botë.
I konsideruar si një “jashtëtokësor” nga Le Bron James, i lavdëruar nga rivalët e ardhshëm ose shokët e skuadrës si Giannis Antetokoúnmpo, Stephen Curry ose Kevin Durant, Wemby përpiqet të jetë i thjesht dhe premtues.
/Indeksonline/