Njihuni me blogeren irakiane me një pasuri 550 milionë dollarë
Huda Kattan është blogerja më e pasur më me pasuri prej 550 milionë dollarësh. 36-vjecarja është me origjinë irakiane por lindur dhe rritur në SHBA. Aktualisht jeton në Dubai, ku themeloi kompaninë kozmetike ‘Huda Beauty’ në vitin 2013 së bashku me motrën.
36-vjecarja ka studiuar ekonomi në SHBA dhe në vitin 2013 transferohet në Dubai. Ajo vendosi t’i përkushtohej make up-it një pasion që e kishte që fëmijë. Kështu vendosi të niste një tjetër shkollë atë të make up artist. Sot produktet ‘Huda Beauty’ shiten në dyqanet kozmetike në të gjithë botën por edhe online.
Bukuroshja brune ka mbi 36 milionë ndjekës në Instagram. Në vitin 2017 Huba sipas ‘Times’ ishte në listën e 25 personave më me influencë në internet. Ndërsa revista ‘Forbes’ e klasifikoi në listën e femrave që kanë ecur vetë në jetë (America’s Richest Self-Made Women).
Ndërsa ‘Daily Telegraph’ në fund të vitit 2018 e klasifikoi në listën e 10 personave më të paguar në Instagram. Për çdo postim të saj të sponsorizuar ajo fiton plot 18 mijë euro. Në një intervistë për Daily Mail 36-vjecarja tregoi edhe për nëj krisje në martesën e saj më shokun e shkollës me të cilin u martua në vitin 2008. Arsyeja? Fiksimi i saj për punën.