Njihet si kukulla Ken, modeli kërkon të dashur në “Përputhen” pas mesazheve erotike me Linda Rein dhe prishjes së miqësisë me Fjolla Morinën

Modeli nga Kosova, Berat Behramaj është konkurrenti më i ri në “PërPuthen”. Hyrja e tij në emision nxiti interesimin e vajzave, të cilat e konsideruan djalin si tepër simpatik.

Nuk duhej shumë dhe Berati u zgjodh menjëherë në një takim. Ishte Fjorela ajo që e zgjodhi djalin nga Kosova për një takim të radhës. Ndërkohë ai e priti shumë mirë takimin dhe tha se do të jetë tepër interesant.

Ndërkohë në këtë moment ndërhyri Graciano, i cili tha se ky takim do të shkojë shumë mirë pasi të dy i kanë buzët e bëra. KJo ishte një ironi nga konkurrenti tjetër për Beratin, dhe stereotipin e djalit që nuk ka komplekse të bëjë ndërhyrje në fytyrë për të perfeksionuar pamjen e tij, aq sa të duket sikur ka dalë nga ndonjë kopertinë.

I komentuar për ngjashmërinë me kukullën e famshme Ken, ai ka realizuar shpesh foto ku ekspozon fizikun e tij të gdhendur. Por lind pyetja, pse hyn në një spektakël njohjesh me vajza, një djalë si ai që mund të ketë kë vajzë të dorë, ndërkohë që njihet për miqësitë me vajzat e famshme të showbizit të Kosovës, nga Dafina Zeqiri tek Fjolla Morina apo Linda Rei?

Natyrisht që komentuesit mendojnë se ai bëhet pjesë e një gare të tillë, më shumë sesa për çështje zemre, për çështje fame. Po cila ka qenë jeta e Beratit para se të bëhej pjesë e “Përputhen”?

Berat Behramaj është modeli i njohur që tërhoqi vëmendjen para disa vitesh në klipin me titull “Hajde më knej” të Dafina Zeqirit. I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt si volejbollist shtatlartë që është, ai ra në sy për lojën hot me Dafinën, duke realizuar skena të nxehta eroike.

Ndërkohë, ai është një nga djemtë më të ndjekur në “Instagram” për fotot e bukura që poston, ku bën përshtypje për fizikun perfekt. Më herët, ai ka folur gjatë një interviste për “Panorama Plus” për lidhjet e tij me femrat e showbiz-it, mes të cilave edhe me Fjolla Morinën, që dikur e ka pasur mikeshë të ngushtë, por tani jo më.

“Me Fjollën tashmë nuk më lidh më asgjë, madje, para disa javësh e bllokova edhe në rrjetet sociale. Kaq sa i përket kësaj teme”, tha Berati pas prishjes së marrëdhënies.

Sa i takon pamjes në perfeksion dhe si ndihet kur i thonë se i ngjason kukullës Ken, ai përgjigjet: ”Kur ishim të vegjël bashkë me motrën, edhe ne si të gjithë fëmijët kemi parë filma vizatimorë e një ndër ta ishte edhe “Barbie”, sa herë e shikonim, unë i thosha motrës: ”unë jam ky princi, duke iu referuar kukullës Ken dhe ti je princesha Barbie”.

Tani sa herë dikush më thotë që i ngjaj një personazhi vizatimor, më jep ndje-si të mirë dhe më bën të qesh, sepse më kujton atë kohë, fëmijërinë time. E çfarë bën për të pasur një fizik dhe look kaq në formë, si djalë kopertinash?

“Nëse Zoti të jep gjene të bukura, duhet t’i ruash dhe të kujdesesh për to. Unë i jam përkushtuar shumë palestrës dhe jam shumë i rregullt, gjë që më ndihmon të mbaj trupin në formë, por edhe mendjen, pasi palestra të largon gjithë stresin e mundshëm”.

Po në lidhje me komentet erotike me Linda Rein, çfarë thotë? “E kam shumë xhan, sepse ajo është shumë seksi. Për më shumë pyesni vetë Lindën”. Sa për bashkëpunimet me stilistë me famë botërore, çfarë i pëlqen dhe çfarë jo në botën e modës, ai është shprehur: Si edhe çdo fushë tjetër, edhe bota e modës ka të mirat dhe të këqijat e veta. Duhet të jesh i vëmendshëm që të marrësh të mirat nga çdo punë sepse nëse je trupeshk (qesh), normal që do të hasësh në shumë vështirësi. Për fatin tim të mirë, unë deri tani nuk kam pasur gjëra që do t’i konsideroja të këqija. E dua shumë modën dhe dua të marr vetëm të mirat e saj e deri tani kam arritur ta bëj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua që kur të jem plakur dhe moda të jetë një kujtim për mua, ta kujtoj me dashuri dhe nostalgji?

E kush është për të mashkulli ideal? “Duke qenë se karrierën si model e kam nisur në moshë shumë të re dhe mbështetja që kam marrë nga njerëz, që atëherë kishin një emër në fushën e modës dhe spektaklit, ka qenë një shtysë dhe motiv i madh për mua, unë që tashmë kam mundësi, dëshiroj që gjithmonë t’i mbështes të rinjtë që duan të punojnë, pa marrë parasysh fushën që ata zgjedhin. Mjafton t’i shoh që kanë pasion dhe talent në atë që bëjnë. E në këtë rast emri që më vjen ndërmend është Egzon Krasniqi, një super talent në fushën e stilimit që besoj se shumë shpejt do të jetë një nga emrat më të kërkuar”.

Dhe le ta mbyllim me preferencat e tij për femrat, si duhet të jenë ato që ai të ndjehet i përfshirë në “Përputhen”? “Më pëlqejnë vajzat e thjeshta dhe pa komplekse dhe jo të jenë naive.”, shprehet Berati.

/Panoramaplus.al