Njihet si “babai” i klonimit, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Ian Wilmut
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare shkencëtari britanik Ian Wilmot, i njohur ndryshe si “babai” i klonomit. Ai dhe ekipi i tij bënë histori duke qenë të parët që klonuan një gjitar, delen Dolly.
Dolly ishte gjitari i parë që u klonua duke përdorur një qelizë të rritur, një përparim teknologjik në kërkimin mjekësor. Ian Wilmot ishte kreu i ekipit në Institutin Rosslyn, Universiteti i Edinburgut, që klonoi Dolly në 1996.
Ky kërkim novator “transformoi të menduarit shkencor të kohës”, vuri në dukje Peter Matheson, një zyrtar i Universitetit, në njoftimin e institucionit për nder të Wilmut.
Wilmut vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe që nga viti 2018 është fokusuar në kërkime rreth këtij çrregullimi degjenerativ të sistemit nervor qendror.
Me metodën e klonimit të përdorur në Dolly, Koreja e Jugut klonoi disa qenë në vitin 2005 dhe Kina disa majmunë në vitin 2018.
Ora News