Njihet për rolin ikonik të Thomas Shelby, sa vjeç mbushi Cillian Murphy
Të gjithë e kemi dashur për praninë e tij në filma të ndryshëm. Me një portret të shkëlqyer të J. Robert Oppenheimer në filmin e Christopher Nolan dhe duke luajtur përkrah Johnny Depp në “Transcendence”, ai arriti të fitojë shumë zemra gjatë karrierës së tij.
Për të gjithë Cilliam Murphy njihet gjithashtu edhe si Thomas Shelby nga seriali i njohur “Peaky Blinders” që theu rekorde shikueshmërie.
Pas kësaj, ai u interesua më shumë për aktrimin dhe ishte mësuesi i tij i anglishtes, romancieri William Wall i cili e shtyu atë të ndiqte karrierën dhe të realizonte ëndrrat e tij.
Cillian Murphy ka luajtur shumë herë në filmat e Christopher Nolan. Projekti i parë që të dy legjendat punuan së bashku ishte një film i DC, Batman Begins.
Pasi bëri filma të tjerë të mrekullueshëm si Inception dhe Dunkirk me Nolan, ai luajti në një rol kryesor në filmin fitues të çmimit Oscar Oppenheimer.
Murphy portretizoi personazhin e J. Robert Oppenheimer në filmin thriller të Nolan. Ky është projekti i gjashtë që ata kanë bërë së bashku.
Për portretizimin e tij, aktori fitoi një sërë vlerësimesh, duke përfshirë çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë, çmimin BAFTA për aktorin më të mirë në një rol kryesor. Cmimin e Screen Actors Guild për performancën e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një rol kryesor, si dhe çmimet Oscar.
Nuk mbaron me kaq. Murphy u bë një figurë aq e dashur sa edhe markat prestigjoze të modës u tunduan për një bashkëpunim me të. Aktori u zgjodh këtë vit imazhi kryesor i Versace.
View this post on Instagram
Murphy përflitet se do të luajë dhe rolin e “James Bond-it” të ardhshëm dhe regjisorja ka shprehur një admirim të veçantë për të.
iconstyle.al