Njihej si e dashura e Art Kurtit, “Miss Kosova” dukej e rrënuar në varrimin e aktorit

Emri i ish “Miss Kosovës” dhe modeles Artnesa Krasniqi, u komentua shumë pas vdekjes së aktorit të ri Art Kurti, shkruan “Kosovarja”.
I ndjeri kishte afrimitet me bukuroshen nga Gjakova, e madje disa media po pretendojnë se ata ishin në lidhje dashurie. Vetë Artnesa në mesazhin ngushëllues të saj, e ka quajtur Kurtin “shok” dhe nuk i është referuar me asnjë term tjetër, shkruan “Kosovarja”. Artnesa Krasniqi ishte në varrimin e shokut të saj dhe ajo dukej vërtet shumë e pikëlluar. Bukuroshja gati nuk njihej, pasi ajo dukej shumë ndryshe dhe në zi totale.