Njeriu që ka shumë përzemër Arbana viziton shtëpinë e BBV, foto bën namin në rrjet

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” ka thyer padyshim rekorde shikueshmërie. E të gjithë ne që e shohim nga ekrani jemi pafund kuriozë të vizitojmë të paktën një herë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por ekziston një person i veçantë që ka akoma më shumë dëshirë të prekë nga afër shtëpinë e BBVA, kjo pasi lidhja e tij me këtë format është më e fortë se e çdokujt tjetër.

E kemi fjalën për djalin e moderatores Arbana Osmani. I vogli jo vetëm që shikon mamin nga ekrani çdo të martë dhe të shtunë, por edhe e shoqëron atë në punë gjatë ditëve të tjera.

E teksa është i rrethuar çdo ditë me fenomenin BB, ai ka një dëshirë: të vizitojë për disa çaste shtëpinë. Këtë na e ka treguar vetë Arbana, por ende nuk e dimë nëse “Vëllai i madh” do ja plotësojë këtë dëshirë vogëlushit.

Duke njohur tanimë krijimtarinë, idetë dhe surprizat e bukura që ndodhin gjatë gjithë kohës në Big Brother, ndoshta edhe kjo mund të ndodhë…