Njëri prej banorëve të “Big Brother VIP” largohet papritur nga shtëpia! Ja cili është shkaku
Igli Zarka, banori i ri i “Big brother VIP” që u bë pjesë e këtij formati të martën e kaluar, ka dalë nga shtëpia. Mëngjesin e sotëm, banorët e tjerë morën një zarf të zi, brenda të cilit shkruhej se Zarka vendosi të dilte menjherë nga ky reality show.
Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore e si pasojë ai ka kërkuar shërbim të menjëhershëm spitalor. Nuk dihet nëse Igli do të rikthehet apo jo në shtëpi dhe as se si është gjendja e tij shëndetësore tani.
Më herët, Monika Lubonja e akuzoi aktorin se është përdorues i lëndëve narkotike. Kjo u bë shkak i disa debateve mes Lubonjës dhe Zarkës. Edhe pse Monika kërkoi të fliste me Iglin për ta sqaruar, ai e refuzoi dhe i kërkoi që të mos i afrohej.
Monika: Mundet një dhjetë minutësh? Mbaro me çunat edhe…
Igli: Monika të lutem!
Monika: Po një dhjetë minutësh!
Igli: E di çfarë pune bëjnë prindërit e mi Monika? M’u përgjigj.
Monika: Ka qenë një keqkuptim.
Igli: A e di çfarë pune bëjnë prindërit e mi apo jo?
Monika: Jo.
Igli: Nuk e di? Dhe unë nuk kam në plan ta them këtu.
Monika: Më fal dhe unë do të të përulem, por nuk e kam bërë…
Igli: Mos mu afro. Ti thjesht nuk e kupton dot çfarë ke bërë dhe unë nuk ta shpjegoj dot çfarë ke bërë.
Monika: Ka qenë thjesht një keqkuptim. Më fal dhe të përgjërohem.
Igli: Më falni çuna që hyrja juaj është kështu (i drejtohet djemve të rinj), ju kërkoj shumë ndjesë. Shpresoj shumë që t’ju takoj në Prishtinë.
Mirëpo, pas këtij debate të fortë, dyshja kanë bërë paqe. Kur ishin vetëm në oborr, Monika i kërkoi edhe një herë falje Iglit dhe aktori e përqafoi.
Monika: Ma beso. Për atë të përgjërohem, të kërkoj falje. Plus ti je tjetër gjë për mua, në sytë e mi.
Igli: E mbyllëm.
Monika: Të lutem më lejo të të puth dorën. Kurrë nuk lëndoj njeri.
Igli: Më shiko mua, mos qaj më, hajde ecim içik bashkë.