Njëri më i vogël se tjetri. Këta janë katër fëmijët e Zana Krasniqit, të publikuar për herë të parë

Zana Krasniqi, më e bukura e Kosovës e shpallur Miss në 2008 pak kohë më parë u bë mami për herë të katërt.

Ajo ka kohë që është zhdukur nga jeta publike dhe lajmin që kishte sjellë në jetë një tjetër fëmijë e zbuluan mediat.

Duket se bebushi numër 4 e ka bindur Zanën se ka ardhur koha ta lëshojë dorën dhe sot për herë të parë ka postuar në Instagram një video me katër fëmijët.

Kështu Zana ka zbulur se fëmija i katërt është vajzë teksa vogëlushët luajnë së bashku në oborrin e shtëpisë.

“Mami i ëngjëjve të vegjël. Ju dua bebet e mia”-shkruan Zana duke uruar Ditën e Nënave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @zanakrasniqi