Njerëzit tregojnë detajet që e bëjnë një person të duket ~inteligjent~

Dikush pyeti në Reddit, për disa shenja që i bëjnë njerëzit të duken inteligjentë. Përgjigjet ishin kaq interesante dhe ndoshta mund t’ju hyjnë në punë për të bërë edhe ju “klasifikimet” tuaja mes një grupi njerëzish. 

1. Dikush që i kupton shpejt konceptet që s’i ka dëgjuar ndonjëherë më parë. Mendoj se është shenjë e pastër e inteligjencës.

2. Kuptoj se dikush është inteligjent kur nuk ka frikë të bëjë pyetje. Kurioziteti është themeli i inteligjencës.

3. Një njeri inteligjent është dikush që nuk di vetëm të flasë, por edhe të dëgjojë. Ata dinë të shpjegojnë çështje të caktuara në mënyrën që ti do ta kuptoje më mirë. Kjo aftësi është mahnitëse.

4. E kupton kur dikush është inteligjent kur nuk ka nevojë ta bërtasë se sa i zgjuar është. Thjesht është.

5. Vetëbesimi që nuk bën zhurmë.

6. Kur në një debat, personi di të argumentojë për të dyja anët dhe nuk e kthen në një zënkë.

7. Nuk e kanë problem ta pranojnë kur e kanë gabim ose kur nuk dinë diçka. Një njeri inteligjent nuk e ka ndjenjën e inferioritetit, prandaj nuk i bën përshtypje.

8. Nuk përpiqen të “testojnë” se sa shumë di personi tjetër për një X çështje. Njerëzit e zgjuar e dinë se ka dhe njerëz të tjerë të zgjuar. Nuk është një garë.

9. Shpjegojnë ide komplekse më mënyrën më të thjeshtë.

10. Mënyra si përshtaten pavarësisht situatës ku ndodhen.

11. Kur u bën një pyetje, mendohen pak para se të përgjigjen dhe nuk thonë gjënë e parë që ju del nga goja.

Burimi: Buzz Feed
Anabelmagazine