Njerëzit thonë se nga pandemia ‘kanë harruar si bëhet seks’: A mund të ndodhë kjo?

Mjekët dhe terapistët e seksit thonë se kanë filluar të marrin pyetje rreth “të harruarit të bërit seks”, pas një mungese shumë të gjatë pa një “jetë seksuale” për shkak të pandemisë.

“Njerëzit janë të uritur për t’u socializuar dhe ekziston edhe ky shqetësimi: ‘Uau, ka kaluar kaq kohë që nga hera e fundit kur kam patur marrëdhënie seksuale’. Ekziston një shqetësim që ata ndoshta s’do dinë ta bëjnë më”, shprehet Ev-Yan Whitney, seksologe.

Samantha, 21-vjeç thotë se ka patur një jetë normale seksuale para Covid, por tani ka harruar si është ‘të ndihesh rehat’.

Njerëzit në Twitter shkruajnë:

“Kam harruar si bëhet seks. Ju lutem, ca këshilla.”

Njerëzit thonë se nga pandemia ‘kanë harruar si bëhet

“Po sikur të kem harruar si bëhet seks?”

Njerëzit thonë se nga pandemia ‘kanë harruar si bëhet

“Herës tjetër që do bëj seks, do jap maksimumin.”

Njerëzit thonë se nga pandemia ‘kanë harruar si bëhet

Pra, përfundimisht: Nëse ka kaluar një muaj, një vit apo më shumë që nga hera e fundit kur keni bërë seks, a është e mundur të harroni se si?

Jo, diçka e tillë nuk ekziston, por ekspertët thonë se është një “aftësi që mund të përsoset”. Lexoni një libër, dëgjoni një podcast, praktikohuni dhe më e rëndësishmja, mos u shqetësoni: Seksualiteti është “i lindur” për ne.

Burimi: Glamour

/Anabelmagazine