Njerëzit online ‘tallen’ me aktorin: Çfarë i ka ndodhur Brendan Fraser?

Për një kohë, Brendan Fraser ishte kudo. Në fund të viteve 1990, aktori u bë një yll i madh i kinematografisë, me role në filma si “George of the Jungle”, “The Mummy franchise”, “Encino Man” dhe “Crash”.

Por në mesin e viteve 2000, pasi arriti pa dyshim kulmin e karrierës së tij, Fraser u zhduk plotësisht nga Hollywood-i.

Ku shkoi Fraser për gjithë ato vite? Pse ndaloi së aktruari për një kohë të gjatë?

Në vitin 2018, Fraser pretendoi se ishte në “listën e zezë” të Hollywood-it. Në një intervistë me GQ ai tha se ishte abuzuar seksualisht nga një ish-president i Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood. Fraser pretendoi se Philip Berk e sulmoi atë në Beverly Hills Hotel në 2003. Ky incident i supozuar bëri që aktori të hyjë në depresion.

“Dora e majtë e tij më kap në të pasmet, një gisht i tij më prek. Dhe ai fillon ta lëvizë atë përreth”, tha aktori. “U ndjeva i sëmurë. U ndjeva si një fëmijë i vogël. Ndjeva se kisha diçka në fyt. Mendova se do të qaja”.

Berk mohoi pretendimin në një email drejtuar GQ, duke thënë se “versioni i Fraser është një trillim total.”

Pas sprovës së rëndë, Fraser pretendoi se “rrallë ftohej në Golden Globes që organizoheshin nga shoqata në fjalë”.

“Nuk e di nëse me gjithë këtë u kënaq i gjithë grupi, por heshtja ishte shqetësuese. Telefoni pushon së rëni dhe ti pyet veten pse. Ka shumë arsye, por a ishte dhe kjo një prej tyre? Mendoj se po.”

Fraser besonte se incidenti e bëri atë të tërhiqej nga jeta publike. Gjatë intervistës me GQ, ai diskutoi gjithashtu të qenit shpesh nëpër spitale për 7 vite, falë operacioneve të shumta.

Ai kujtoi se roli i tij në filmat “Mummy” i solli një dëm të madh fizik në trup dhe se “po ndërtonte një ekzoskelet për veten çdo ditë”.

Në vitin 2007, ndarja e vështirë e yllit nga ish-gruaja e tij, Afton Smith, i dha një goditje tjetër. Ish-çifti përfundoi divorcin në 2008, dhe ai u urdhërua të paguante për mbështetjen e fëmijëve dhe ushqimin për tre fëmijët.

Deri në vitin 2013, Fraser kërkoi që këto kërkesa të zvogëloheshin, pasi ai nuk mund të përballonte më përafërsisht 1.2 milion dollarë në vit në pagesa. Ai i kërkoi gjykatës një pagesë të reduktuar për shkak të mungesës së punës.

Sa vjeç është Brendan Fraser tani?

Brendan ka lindur më 3 dhjetor 1968. Ai është 52 vjeç.

Me çfarë po merret këto ditë?

Fatmirësisht, këto ditë Fraser po merr gjithnjë e më shumë role dhe karriera e tij duket se po rimëkëmbët.

Në qershor 2021, ai bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq në Tribeca Film Festival për filmin e tij “No Sudden Move”.

Fraser gjithashtu do të fillojë xhirimin e një filmi nga Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon” së bashku me Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro.

Aktori gjithashtu do të luajë në filmin e ardhshëm nga Darren Aronofsky, “The Whale”, në rolin e një të vetmuari prej 272 kg të quajtur Charlie. “The Whale” tregon historinë e një burri homoseksual i cili përpiqet të pajtohet me vajzën e tij pasi shëndeti i tij fillon të përkeqësohet.

Roli tjetër i tij në “Behind the Curtain of Night” është në post-produksion.

Para ringjalljes së karrierës, ai luajti në dramën antologjike “Trust” (2018) dhe thrillerin politik “Condor” (2018).

Gjithashtu pati një periudhë të shkurtër si John Gunther në dramën e suksesshme, “The Affair” (2016).

Sa vjeç ishte Brendan Fraser në “George of the Jungle”?

Fraser ishte 29 vjeç në “George of the Jungle”.

Cila është vlera neto e tij sot?

Sipas celebritynetworth.com, Fraser thuhet se “kushton” 27 milionë dollarë.

Në rrjete sociale, njerëzit e kanë përdorur shpesh për të bërë humor ose për të shkruajtur gjëra si “Fraser duket sikur gruaja e la dhe i mori gjithë pasurinë” etj. Me siguri, jo shumë njerëz e kanë ditur historinë e tij.

Burimi: Celebrity Nine

/Anabelmagazine