Njerëzit mendojnë se kënga e re e Besit (& Eli Malajt) i dedikohet Xhensilës, por pse?
Bes Kallaku dhe Eli Malaj kanë publikuar një këngë të re, të titulluar “Mosmirënjohja”. Kënga është një baladë për një të dashuruar, i cili është detyruar të largohet nga dashuria, për shkak se partneri/ja është mosmirënjohës/e.
Videoklipi është një përzierje skenash mes Elit që këndon, një vajze që qan, pi verë dhe thyen orenditë në një shtëpi dhe përfundon me Besin, i cili me dhimbje lëshon një britmë dhe këndon refrenin: “Nga mosmirnjohja/ unë ta ktheva shpinën/ A do mbash mëkatin?/ A do t’bësh viktimën?” dhe më pas, edhe: “Kur dashni nuk paska mo/ Kjo kurrë s’ka qen’ dashni!”.
Vetë Besi, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se tekstin dhe muzikën i ka krijuar prej shpritit të tij. “Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim! Faleminderit! Zoti ju rujt!”, është shprehur aktori i humorit në mbishkrim.
Teskti:
“A të vret arsyeja?
A t’vrasin mendimet?
Ti mundesh me fshi numrin,
po jo kujtimet.
Të dy kemi gabime
A e harrove?
Se çka e ndërtuam bashkë,
ti e shkatrrove.
Nga mosmirënjohja
unë ta ktheva shpinën
A do mbash mëkatin?
A do t’bësh viktimën?
Me thuj tash si do e mbash
ti peshën e turpit?
Më dhe ti mosmirënjohje,
unë gjakun e trupit.
E di se kurrë në jetë
unë s’doja t’lëndoja
Por unë jo!
Jo! Nuk e meritoja!”
Nisur nga të gjitha këto elemente, njerëzit janë të bindur se kënga i kushtohet pikërisht Xhensilës, ish-bashkëshortes së Bes Kallakut.
Disa të tjerë, se kënga përcjell gjithë dhimbjen që Besi mban në shpirt, pas ndarjes.
Çifti i dha fund martesës së gjatë dhe lajmin e konfirmoi vetë Besi në një rrëfim te “Ferma VIP”, ku e etiketoi Xhensilën si “ish-bashkëshortja”.
Zërat për një krizë mes tyre kanë nisur para shumë kohësh, por dyshja gjithnjë i ka mohuar. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.
Anabelmagazine