“Njerëzit më duan sepse nuk zhvishem”- Këngëtarja habit me deklaratën: Më ndalin në rrugë dhe më thonë…

Këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse njerëzit dhe fansat e duan.

Gjatë një inteviste të zhvilluar së fundmi me kolegen e saj Adelina Ismajli, artistja ndër të tjera tha se fansat e duan, pasi sipas saj ajo nuk zhvishet.

Edona tregoi se kur takohet me fansat e saj, ia thonë shpesh që e duan sepse nuk zhvishet.

“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, tregoi Edona.

Ora News