Njerëzit mbyllen në shtëpi nga frika e koronavirusit, Noizy: Në 9 muaj bota do ketë rekord të ri foshnjesh
Të shumtë kanë qenë personazhet e showbizz që kanë bërë apel për sensibilizim dhe ruajtje të qetësisë për qytetaët mes frikës së përhapjes së koronavirusit.
Mes tyre ka qenë edhe Noizy, cili u ka kërkuar shqiptarëve të ruajnë veten dhe të afërmit e tyre.
Por këtë situatë të vështirë, reperi dëshiron ta kalojë me sportivitet dhe humor, të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij.
Ai tregon se një nga efektet e koronavirusit do të jetë shtimi i bebeve.
“Në 9 muaj bota do ketë një rekord të ri foshnjes të porsalindura,”- shkroi Noizy në Instagram.
Qeveria shqiptare ka dhënë urdhër që njerëzit të izolohen brenda në shtëpi për të mos u përhapur koronavirusi dhe për 3 ditë ka ndaluar qarkullimin me makina private.
Deri tani numri i të prekurve është 33 nga virusi ndërsa pritet që numri të shtohet.