Njëra më e veçantë se tjetra: Unazat mahnitëse të 6 fejesave të Jennifer Lopez
Në 8 prill, Jennifer Lopez, 52 vjeçe, njoftoi se është fejuar me Ben Affleck, me të cilin rinisi romancën një vit më parë.
Kjo shënon fejesën e gjashtë për J.Lo, e cila më parë u fejua me aktorin në vitin 2002. Të dy u ndanë në vitin 2004 dhe krijuan familje të ndara—ajo ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-burri Marc Anthony, ndërsa Affleck dhe ish-bashkëshortja Jennifer Garner kanë tre fëmijë – Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç.
Në vitin 2002, Affleck i propozoi Lopez-it me një unazë diamanti rozë. Këtë herë, aktori i ka dhuruar një unazë diamanti jeshil. Në një video-mesazh dërguar fansave të saj, Lopez e përlotur tregoi unazën e saj të re, duke thënë: “Ti je perfekt“. Në vitin 2019, ajo tha në Çmimet e Modës CFDA se që kur veshi fustanin e saj ikonik jeshil Versace në Grammy 2000, “e gjelbërta ka qenë gjithmonë ngjyra ime me fat”.
Shikoni fotot dhe detajet për unazat e fejesave të Jennifer Lopez:
Ojani Noa
J.Lo u martua me kamerierin Ojani Nao në vitin 1997 dhe të dy u divorcuan më pak se një vit më vonë. Ojani Noa i propozoi J.Lo-së me atë që duket të jetë një unazë diamanti në formë dardhe, që kap një vlerë me gjashtë shifra.
Cris Judd
J.Lo dhe ish-balerina e saj u martuan në vitin 2001. Të dy u ndanë më pak se një vit më vonë dhe finalizuan divorcin në janar 2003. Cris Judd i propozoi J.Lo-së me këtë unazë diamanti të prerë në smerald, që vlerësohet të jetë me vlerë gjashtë shifrore.
Ben Affleck
J.Lo dhe aktori filluan të takoheshin në vitin 2002, kur xhiruan filmin e famshëm “Gigli”. Më vonë ata luajtën në filmin “Jersey Girl” dhe videoklipin e këngëtares “Jenny From the Block”. Atë nëntor, Affleck i propozoi J.Lo. Të dy planifikuan të bënin një ceremoni martese në Kaliforni, më 14 shtator 2003 por Affleck e anuloi atë katër ditë para, duke përmendur “vëmendjen e tepërt të medias”. Në janar 2004, i dhanë fund fejesën e tyre. Affleck i dha J.Lo-së një unazë diamanti rrezatues rozë prej 6,1 karatësh, që vlerësohet të jetë midis 1,2 dhe 2,5 milionë dollarë.
Marc Anthony
Dy këngëtarët, të cilët kanë binjakë Max dhe Emme, u martuan në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen e tyre në 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në vitin 2014. Anthony i propozoi Lopez-it një unazë fejese me diamant blu 8.5 karatësh, që vlerësohet të jetë 4 milionë dollarë.
Alex Rodriguez
Të dy filluan të takoheshin në shkurt 2017. Ish-ylli i ‘New York Yankees’ i propozoi J.Lo-së më 9 mars 2019 me një unazë fejese prej 15 karatësh me diamant të prerë smerald, që vlerësohet të jetë midis 1-5 milionë dollarë. Në prill 2021, J.Lo dhe A-Rod u ndanë.
Ben Affleck përsëri
U ribashkuan në pranverën e vitit 2021. Më 8 prill 2022, ajo zbuloi se ata ishin fejuar. Affleck i propozoi J.Lo-së me një unazë diamanti të gjelbër, me gurë diamanti të bardhë anash .