Një xhentëllmen i vërtetë si i dashuri i Dua Lipës, ja gjesti i modelit ndaj këngëtares shqiptare
I dashuri i Dua Lipës ka vërtetuar se është një xhentëllmen i vërtetë.
Modeli është fotografuar duke mbajtur çantën e këngëtares shqiptare, teksa dilnin nga banesa e tyre në New York.
21-vjeçari duket se i ka ardhur në ndihmë Dua Lipës, e cila kishte edhe një çantë tjetër në dorë.
Këngëtarja ishte e veshur e gjitha me të zeza dhe mbante maskë për tu mbrojtur nga COVID-19.
Gjithashtu edhe i dashuri i saj mbante maskë në fytyrë.
Çifti u rikthyen në SHBA në fillim të korrikut pas kaluan katër muaj të izoluar në Londër.
Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin në Amerikë , çifti duhej të karantinoheshin edhe në Karaibe pasi Dua Lipa nuk është një qytetare amerikane.
Pas rikthimit në SHBA, këngëtarja ka realizuar shumë projekte muzikore.
Pak ditë më parë solli këngën “One Day” në bashkëpunim me J. Balvin dhe Bad Bunny.
Ndërkohë paralajmëroi se do të nxjerrë një këngë të re në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliott.
/Panoramaplus.al