Një vit pas tragjedisë, Evi Reçi kujton njerëzit e dashur që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit

Më 26 nëntorin tragjik të 2019-ës, mes atyre që humbën të dashurit e tyre nën rrënojat e tërmetit ishte edhe këngëtarja Evi Reçi. Fatkeqësisht 7 persona të afërm me të humbën jetën për shkak të lëkundjeve shkatërruese, që në total shkaktuan 51 viktima.

Evi e ndau dhimbjen e saj me publikun disa ditë pas 26 nëntorit të shkuar, ku foli në emision e saj për faktin se “ishte e detyruar të pranonte të papranueshmen, ndërsa zemrën e kishte të plagosur”.

Ditën e sotme, në përvjetorin e ngjarjes tragjike, moderatorja i ka kujtuar personat e dashur që humbi, me një postim në Instagramin e saj. Bashkangjitur me një foto, ku ata shfaqen të gjithë bashkë, Evi shkruan

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

Kujtojmë se për shkak të tërmetit u ndanë nga jeta pjesëtarët e familjes së xhaxhit të Evit, po ashtu edhe mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

/News31