Një vit pas fotos që ngjalli dyshime, Rita Ora e Ledri Vula sërish bashkë dhe ja çfarë thonë për njëri-tjetrin

Në shkurt të vitit të kaluar, këngëtarja e famshme me origjinë shqiqtpare Rita Ora, i la të gjithë pa fjalë teksa kërceu vallen e Rugovës. Rita ishte e ftuar në koncertin e madh që u mbajt për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Rita-Ora-2

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte një fotografi e saj me reperin e njohur, Ledri Vula. Fotoja e realizuar në prapaskenat e koncertit ngjalli dyshime se mes të dyve mund të kishte në mos një shkëndijë, domosdo një kimi shumë të mirë.

Rita-Ora-3

Në atë kohë, emisioni “Jo Vetëm Modë” zbuloi se kishte qenë Rita ajo që kishte kërkuar  Ledrin në koncert, si i vetmi artist i denjë sipas saj.

Edhe së fundmi, Ora dhe Vula janë bërë sërish bashkë në një koncert. Të dy kanë qenë të pranishëm në “Alba Festival” në Zyrih të Zvicrës.

Rita-Ora-4

Ka qenë Ledri ai që ka publikuar një fotografi me këngëtaren e famshme ku e shoqëron me një emoji zemër.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku vihet re edhe ai i Ritës dhe mamasë së saj. Këngëtarja ka lënë ter zemra emoji, ndërsa Vera Ora shkruan: “Ani zemër?! Awww”.

Rita-Ora-5

Ndërkohë nga ana tjetër fansat kërkojnë një bashkëpunim mes tyre, dhe të shohim nëse ata të dy mund të bëjnë një këngë së bashku.