Një vit pas fejesës, këngëtarja Lana Del Rey i jep fund marrëdhënies me muzikantin
Këngëtarja Lana Del Rey i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin Clayton Johnson, me të cilin u fejua dhjetorin e kaluar. Dyshja u lidhën gjatë verës së vitit të kaluar, pasi u njohën në një aplikacion takimesh online.
Këngëtarja u largua nga rrjetet sociale në shtator, sepse donte të fokusohej në “objektiva të ndryshëm”. Ndërsa Clayton fshiu një foto të tyre nga Instagram-i i tij, sipas “The News”.
“Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi pati vështirësitë e veta dhe fatkeqësisht ata kanë vazhduar jetën në rrugë të ndryshme,“– tha një burim.
Lana Del Rey nisi të takohej me Clayton pasi u nda nga polici Sean Larkin.
Më parë, ajo ishte në lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për 3 vjet deri në 2014-ën, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në vitin 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017-ën.