Një vit nga largimi, ja çfarë thonë mediat spanjolle për rikthimin e Mesit te Barcelona
PANORAMASPORT.AL/ Jo më larg se dje, mediat në Barcelonë kanë kujtuar largimin e Lionel Mesit. Më 8 gusht 2021, argjentinasi largohej mes lotësh nga Barça për t’iu bashkuar Paris SG-së. Ka kaluar një vit dhe në Barcelonë po flitet shumë për një rikthim të mundshëm të tij verën e 2023-shit.
Vetë presidenti Laporta ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me familjen Mesi janë mjaft të mira, duke çelur një dritare komunikimi. Por ndryshe mendojnë nga kampi i argjentinasit. Deklaratat e numrit një të katalanasve nuk janë pritur mirë në Paris.
Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka cituar një të afërm të familjes Mesi, që ka qenë kategorikisht kundër një rikthimi të “Pleshtit” në Barcelonë. “Nuk ka asnjë afrim mes Laportës dhe Mesit apo emisarëve të tyre. Kush flet ndryshe gënjen”, citohet burimi i gazetës spanjolle.