Një video e parealizuar fut në sherr tre këngëtarët shqiptarë, çfarë ka ndodhur mes tyre?

I ftuar në ‘Sing my song’, Labinot Tahiri bëri një deklaratë që mori mjaft vëmendje nga mediat. Ai u shpreh se vite më parë kishte për të xhiruar një videoklip me Getinjon dhe Bleron, por ky i fundit kishte dashur ta realizonin pa reperin. Mirëpo, Labi e kishte refuzuar këtë gjë, pasi sipas tij Getinjo duhej mbështetur dhe për këtë arsye ata kishin anuluar xhirimet.

Këtë e ka pranuar dhe vetë Getinjo, i cili është shprehur: “Respekt shoku im, ashtu është siç e ke thënë ti”. Por sigurisht nuk mund të mbetej pa reaguar edhe Blero. “Po më doket mua që paske harruar. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e din bota. Të kisha këshillu me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bleros i cili po ashtu i ka kërkuar ballafaqim para kamerave mbi këtë temë Labit.

Ai i është drejtuar edhe Getinjos, të cilit i thotë se nuk e di historinê si duhet dhe ai është i gatshēm t’ja tregojë përballë, jo nëpër rrjete sociale. Kujtojmë se edhe pse pa klip, kjo këngë është publikuar si pjesë e albumit të Labit në vitin 2013 dhe mban titullin “Le t’kallet bota”.

Video-2