Një “vibrator” 2 mijë vjeçar/ Gjendet lodra e parë e ѕeksit në histori

Një copë druri në formën e një organi mashkullor është zbuluar në Angli. Daily Mail shkruan se ai është i pari “vibrator” në histori.

Zbulimi është bërë nga ekspertët e Universitetit të Newcastle dhe University College Dublin. Ata kanë gjetur një lloj “vibratori” të botës romake. Është një copë druri e gdhendur në formën e një organi mashkullor i gjetur në hendekun e fortesës Vindolanda, pranë Hexhamit, në Anglinë veriore.

Në fillim, studiuesit menduan se ishte një mjet për arnimin e çorapeve. Copa e drurit daton në shekullin e dytë. Ajo u gjet mes dhjetëra këpucëve, aksesorëve të veshjeve dhe veglave të tjera artizanale, stoli prej lëkure të punuara dhe kocka.

Simbolet falike ishin të përhapura në të gjithë Perandorinë Romake pasi në atë kohë besohej se ato të mbronin nga fati i keq. Ato shpesh vizatoheshin në afreske dhe mozaikë ose ishin pjesë e dekorimit të objekteve të tjera, si gdhendje në dorezën e thikës ose në qeramikë. Madje kockat e vogla ose falikët prej metali mbaheshin zakonisht si varëse rreth qafës.

Megjithatë sipas ekipit hulumtues, objekti i gjetur fillimisht në Vindolanda në vitin 1992 është përdorur për arsye të tjera përveçse për të larguar syrin e keq. Analizat zbuloi se dy skajet e objektit ishin dukshëm të lëmuara, duke treguar fërkim të përsëritur me kalimin e kohës. Në artikull të botuar në revistën Antiquity, ekipi i ekspertëve jep 3 shpjegime të mundshme për qëllimin e këtij objekti. Njëra prej tyre është se objekti me përmasa reale është përdorur si instrument seksual.

Një tjetër mundësi, sipas ekipit, është se objekti mund të jetë përdorur si një shtypës për qëllime kulinarie ose për të bluar përbërësit për trajtime kozmetike apo mjekësore. Forma e që kishte e bënte të lehtë mbajtjen me një dorë. Kishte edhe një besim në atë kohë se forma e tij i jepte veti magjike ushqimit ose përbërësve të përgatitur.

Funksioni i tretë i mundshëm ishte që falusi mund të kishte qenë pjesë e një statuje të cilën kalimtarët e preknin për të pasur fat gjë që ishte e zakonshme në të gjithë Perandorinë Romake. Në rastin e fundit, statuja ndoshta ka qenë e vendosur pranë hyrjes së një ndërtese të rëndësishme, si shtëpia e komandantit ose selia e tij.

Megjithatë provat do të tregojnë nëse objekti ka qenë brenda ose jashtë. Dr. Rob Collins, Pedagog i Arkeologjisë në Universitetin e Newcastle shpjegon: “Madhësia e falusit dhe fakti që ai ishte gdhendur prej druri ngre disa pyetje në lidhje me përdorimin e tij në antikitet. Ne nuk mund të jemi të sigurt për përdorimin e tij ndryshe nga objektet e tjera që kishin një funksion të qartë të mbrojtjes nga fati i keq. Ne e dimë se romakët dhe grekët e lashtë përdornin lodra seksi. Ky objekt mund të jetë shembull i njërit prej tyre”.

Ndërsa Dr. Rob Sands, Pedagog i Arkeologjisë në Kolegjin Universitar të Dublinit, thotë: “Objektet prej druri ishin të zakonshme në botën e lashtë, por ato mbijetojnë vetëm në kushte shumë specifike. Në Evropën veriore janë më të mbrojtur për shkak të oksigjenit më të paktë. Objekti në fjalë është një gjë e rrallë dhe e jashtëzakonshme e mbijetuar. Ai mbijetoi për gati 2000 vjet” – tha ai.

©LAPSI.al