Një udhëtim mes fotosh, për herë të parë në shtëpinë e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për kopertinën e ‘Architectural Digest’. Shtëpia ndodhet në Los Angeles dhe nuk është blerë si pronë e kompletuar, por është ndërtuar nga themelet e deri në fund me ndihmën e një arkitekti të njohur në SHBA dhe një interior dizajner.

Shtëpia ka stilin e një ferme moderne dhe aty janë mbjellë vërtetë ushqime të ndryshme që Mila dhe Ashton i kanë rritur gjatë pandemisë. Shtëpia është sa moderne edhe e vjetër në stil. Është e punuar me dru në pjesën më të madhe dhe është shumë familjare. Ky ka qenë dhe fokusi i çiftit që janë bashkë prej vitesh. Gjithë imazhi që kishin në mendje është realizuar në këtë formë.

Fotot do ju mahnisin, ndaj ja tek i keni…/revistawho.com