Një tjetër vend tërhiqet nga Eurovizioni

Bullgaria është bërë vendi i fundit që thotë se nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Transmetuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin konfirmuar tashmë se nuk do të merrnin pjesë në vitin 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.

BBC raporton se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë.

EBU, e cila organizon konkursin ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023.

Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion £.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës të këtij viti.