Një tjetër personazh që përflitet se do të hyjë në Big Brother VIP Albania!
Big Brother Albania VIP 2 do të fillojë më 24 dhjetor dhe kurioziteti për banorët e këtij edicioni është tejet i madh.
Një tjetër emër i shtohet listës së atyre që *mund* të bëhen pjesë e reality-t. Burime për Bordo thonë se një prej konkurrentëve do të jetë edhe gazetarja e sportit, Lei Kraja.
Sipas tyre, ajo është parë këto ditë me drejtues të produksionit të Big Brother Albania.
Emra të tjerë që përfliten që do të jenë pjesë e BBVA janë moderatorja Kiara Tito, modelja Kejvina Kthella, balerini Albi Nako dhe Jori Delli, blogere shqiptare që jeton në Itali. Kjo e fundit, sidoqoftë, ka mohuar zërat që qarkullonin rreth pjesëmarrjes së saj në Big Brother.
Anabelmagazine