Një tjetër histori dashurie jashtë “Për’puthen”, Ana dhe Arsimi në një lidhje!
Nga “prurjet” e reja të “Për’puthen”, të cilët ju shtuan emisionit në muajin shkurt, një prej djemve që të tërhoqi vëmendjen e konkurenteve të programit dhe publikut, ishte Arsimi, jo vetëm për faktin që ishte i pari progagonist shqiptar i Maqedonisë së Veriut, por edhe pasi ishte baba i një djali. Në prezantimin e tij ai bëri me dije se i biri është 3-vjeç, quhet Lion dhe jetonte me nënën e tij në Zvicër, ndërsa Arsimi e shihte gjatë fundjavave. Dashurinë për djalin konkunreti i “dating show” e ka gdhendur edhe në trup, në një tatuazh në krah me portretin e vogëlushit. Megjithatë aventura e Arsimit në “Për’puthen” ishte e shkurtër dhe si arsye për largimin e tij ai dha arsyet personale, pikërisht rikthimin në Zvicër për të shkuar pranë të birit. Edhe pse nuk është më pjesë e programit, Arsimi vazhdon të ketë vëmendje në rrjetet sociale, dhe një postim i fundit i tij është komentuar shumë, ndërsa mediat rozë raportojnë se ai po përjeton një histori dashurie me një nga personazhet më të njohura të “Për’puthen”, Ana Lleshin.
Kështu, Arsimi postoi foton e një unaze në InstaStory-n e tij, e cila në fakt ishte një dhuratë për të, ndërsa bashkangjitur shkruante: “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundimi.”
Burime për “Iconstyle.al” thonë se vajza që ja ka dhuruar unazën atij dhe e cila ka nisur një lidhje me Arsimin është pikërisht Ana. Këtë e ka konfirmuar për këtë media edhe ish-opinionisti i “Prime”, Meridian Ramçaj, i cili herë pas here publikon në rrjetet e tij sociale, detaje jo vetëm nga prapaskenat e emisionit, por edhe nga jeta e personazheve. Madje, po t’i hedhim një sy profilit të tij në Instagram, fotoja e fundit e Meridianit me Arsimin është “mundësuar” pikërisht nga Ana, gjë që ata nuk e kanë fshehur aspak.
Nëse keni nevojë për më shumë “të dhëna” për lidhjen e re, atëherë mund të mendoni për faktin se pushimi nga puna i Anës nga “Për’puthen” erdhi menjëherë pas largimit të Arsimit nga programi, gjë që mund të jetë tregues se ata kanë vendosur që historinë e tyre ta vazhdojnë në prapaskenë dhe në mënyrë private.
Megjithatë për konfirmime nga vetë ata, apo nga burime të tjera na duhet të presim. Një gjë është e sigurtë, “Për’puthen” sjell dashurie mes personazheve, vetëm se jo në studio.
/News31