Një tjetër dasmë në familjen Beckham, djali i dytë drejt altarit vetëm 19 vjeç!
Mesa duket familja Beckham po përgatitet të organizojë një tjetër dasmë. Pas Brooklyn dhe Nicola Peltz, tani është radha e Romeos, djali i dytë 19-vjeçar i David dhe Victorias.
Sipas medias britanike Mirror, futbollisti i ri i Inter Miami po jeton një histori shumë të bukur dashurie me Mia Regan, influencuese dhe modele, e cila tashmë është pjesë e familjes Beckham.
”Të martohesh i ri dhe pa pritur, tani duket si zakon në shtëpinë e Beckhams. Romeo dhe Mia janë shumë të dashuruar dhe e përkufizojnë veten si shpirtra binjakë. Ajo gjithashtu ka një lidhje të ngushtë me Victorian”, tha një burim pranë Beckhams.
Sipas burimit Romeoja dhe Mia do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në Britaninë e Madhe.
Bordo