Një tjetër bebush! Prezantuesi shqiptar po bëhet baba për herë të dytë

Aktori dhe prezantuesi i “Fiks Fare”, Devis Muka është një ndër figurat më gazmore të ekranit shqiptar.

Ditën e sotme, “Kryefjala.com” ka zbuluar se ai do të bëhet baba për herë të dytë.

Në lidhje me lajmet rreth shtatzënisë së parteres së tij, prezantuesi ende nuk ka thënë asgjë.

Rikujtojmë se Devisi dhe partnerja e tij Nertila Teme, kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.

Më herët në një intervistë, Muka ka treguar detaje të jetës së tij si baba e si bashkëshort.

“Lindja e vajzës më ka ndryshuar totalisht jetën, por për mirë. Vajza ime është energjia kryesore që kam. Jeta bëhet më e vështirë por sfidat më të bukura kur ke një qëllim të pastër përpara. Pas ardhjes së fëmijës pasioni me partneren rritet pasi, e para, femrat kur bëhen nëna janë më tërheqëse; e dyta dhe më kryesorja është se tani kemi një dashuri që na bashkon edhe më shumë”, tregon ai.