Një tjetër bebe vjen papritur, Loredana bëhet mami për herë të dytë

Pas Tunës, rradhën e ka Loredana. Vajzat e showbizit shqiptar duket se po i fshehin më së miri shtatzënitë.

Pak më parë Loredana përmes një postimi në rrjete sociale dha lajmin e ëmbël se është bërë nënë për herë të dytë, me një foto ku shfaqet duke mbajtur bebin në krahë. Postimin e shoqëroi me emojin e një familjeje me katër anëtarë dhe vetëm kaq. Gjinia dhe emri nuk dihet ende.

Ndonëse lajmin e dha papritur, nuk na erdhi shumë çudi sepse prej kohësh ishte përfolur se Loredana ishte shtatzënë pas postimeve që ajo vetë bënte, me dëshirën për të patur një fëmijë tjetër.