
Një tjetër bebe i bashkohet showbizit dhe lajmin e jep vetë mami
Këngëtarja e njohur e grupit Little Mix, Perrie Edwards është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e dha vetë Perrie me një postim në Instagram bashkë me fotot e para të bebes së porsalindur.
“Mirë se erdhe në këtë botë zemër”-shkroi këngëtarja krah fotove, ku u sigurua të mos ia zbulonte që tani portretin.
Ky është fëmija i parë për Perrie Edwards dhe partnerin e saj futbollistin Alex Oxlade Chamberlain.
Perrie e dha lajmin e ëmbël se ishte shtatzënë në maj, vetëm tre muaj para se të lindte.
“Jam shumë e lumtur për këtë udhëtim me shpirtin tim binjak. Mezi presim të të takojmë”-u shpreh këngëtarja atëherë. Perrie dhe Alex ende nuk e kanë bërë të ditur gjininë e fëmijës dhe as emrin.