“Një telefonatë dhe prezantimi në zyrë nga Ardit Gjebrea”, Bora Zemani zbulon si u bë pjesë e “E diela shqiptare”
Prej disa ditësh është zbuluar se Bora Zemani do të jetë prezantuesja më e re e emisionit “E diela shqiptare”. Moderatorja do të jetë pjesë e ekranit çdo të dielë krahas të zotit të shtëpisë, Ardit Gjebrea. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Mos i fol shoferit”, Bora tregoi se ky post i është propozuar nga vetë Arditi dhe për Borën ky ishte propozimi më i vlefshëm që i ishte bërë.“Jam shumë e lumtur me të dielën shqiptare. Do jem pjesë e “Këngës Magjike”. Ishte shumë e thjeshtë. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha çfarë kishte për të thënë, më propozoi të gjithën se për çfarë bëhej fjalë. As ‘po’ nuk thashë. Absolutisht që do thoja ‘po’. Kam patur dhe oferta të tjera por kjo e “Këngës Magjike” dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse ka qenë idhull, kështu që nuk mund ti thoja jo. Për mua ishte mundësia më e mirë.”- ka përfunduar Bora, shkruan Who. Bora Zemani u largua nga një emision sporti që e prezantoi për disa kohë nw “Digitalb”, për të prezantuar krahas Arditit.