Një takim i qetë në Republikën Domenikane bën bashkë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Lajmi i ndarjes së tyre i shokoi të gjithë ndjekësit anembanë botës. Bëhet fjalë për dyshen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, që pavarësisht vështirësive kanë zgjedhur të qëndrojnë ende bashkë.
Sipas ‘People’, dyshja po “punon” për lidhjen e tyre dhe po i marrin gjërat ngadalë, teksa janë takuar në republikën domenikane.
Dyshja shijoi një pasdite duke folur, ndërsa paparacët nuk humbën kohë për të kapur një moment teksa shkëmbenin edhe një puthje.
“Pavarësisht se Jennifer ka qenë duke xhiruar filmin e fundit, ajo ka gjetur hapsirn edhe për të kaluar kohë me Alex. Të dy duken më të lumtur. Po i marrin gjërat ngadalë sepse kanë ende gjëra për të kuptuar përpara se lidhja e tyre të jetë njësoj si më parë”, ka pohuar një burim pranë tyre.
Javën e kaluar ‘People’, ‘Page Six’, ‘Tmz’ bënë të ditur se dyshja i kishte dhenë fund fejesës 2-vjeçare. Menjëherë pas këtij lajmi Lopez dhe Rodriguez u shprehën për ‘People’ se vazhdonin të ishin bashkë dhe po përpiqeshin të rregullonin gjithçka kishin problem në lidhjen e tyre.
Dyshja nuk e mendon dasmën tani afër, pasi do i duhet kohë për të rikuperuar gjërat, megjithatë ata janë ende bashkë dhe nuk kane hequr dorë nga njëri-tjetri kanë raportuar mediat e huaja./revistawho.com