Një sy në shtëpinë (me fantazma) të Robbie Williams që ka dalë sërish në shitje
Robbie Williams ka nxjerrë sërish në shitje shtëpinë e tij në Wiltshire, pasi u zhvendos për të jetuar Gjenevë.
Shtëpia ka vlerë 9 milionë dollarë dhe është ndërtuar që në shekullin e 17-të. Këngëtari nuk ka arritur ta shesë shtëpinë megjithëse ka muaj që e ka nxjerrë në treg, madje në intervistat e dikurshme është shprehur se nuk e ka ndjerë kurrë veten rehat aty, madje shpesh kishte ndjesinë se kishte fantazma.
Nuk e dimë se si pret ta shesë pas deklaratave të tilla, por le ti hedhim një asaj, pasi është një mrekulli (për së jashtmi).
Këngëtari dhe gruaja e tij, kanë blerë gjithsesi një shtëpi me vlerë 24 milionë dollarë në Zvicër, ndaj dëshira për ta shitur këtë është edhe më e madhe./revistawho.com