Një surprizë për publikun pas 60 vitesh karrierë, Irma Libohova jep lajmin e rëndësishëm

Ikona e muzikës shqiptare Irma Libohova ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë publikun që ndër vite e ka adhuruar zërin e saj.

Këngëtarja tha dje te “ E diela shqiptare” se mendon që ka ardhur koha të mbajë një recital pas 60 vitesh karrierë muzikore.

Ajo tregoi se përgatitjet kanë filluar ndërsa detajet pritet të jepen në vazhdim.

“Isha me Arditin te “E diela shqiptare” për të “njoftuar” po them kështu,që dua të bëj një koncert.Kam filluar përgatitjet. Besoj është koha të flasë karriera ime prej 60 vitesh ,këngë e skenë.Shpresoj të gjej mbështetjen e duhur nga institucionet.Sa për publikun e imagjinoj forcën e korit të madh mbështetës ,që u jam e do të jem mirënjohëse,sa t ‘kem frymë.”, ka shkruar Irma në Instagram.

Koncerti vjen vetëm pak kohë pasi Irma dhe Eranda u bashkuan në një koncert në një restorant në periferi të Tiranës, ku u pritën me brohorima dhe ovacione nga publiku, për çdo këngë që kënduan./Living.al