Një super propozim në 52-vjetorin e saj të lindjes? Ben Affleck merr vendimin e rëndësishëm për marrëdhënien me Jennifer Lopez

Ben Affleck po përgatitet që t’i propozojë për martesë Jennifer Lopez në 52-vjetorin e saj të lindjes muajin e ardhshëm.

Çifti i të famshmëve nisën të dilnin sërish bashkë në muajin maj të këtij viti, 17 vjet pasi i dhanë fund fejesës vetëm një ditë para dasmës, në vitin 2003, shkruan “The Miirror”.

Një burim i afërt i dyshes ka pohuar se ata kanë vazhduar aty ku e lanë vite më parë marrëdhënien e tyre dhe po planifikojnë një të ardhme së bashku.

“Ben po planifikon një propozim romantik në ditëlindjen e 52-të të këngëtares, më 24 korrik”,- tha burimi.

Në vitin 2002, aktori i kishte propozuar Jennifer me një unazë të mrekullueshme me diamant rozë 6,1 karat, pas dy muajsh lidhje. Një vit më vonë, dyshja tha se vëmendja e madhe mediatike ishte shkaku i ndarjes së tyre.

Jennifer dhe Ben nuk duan që të jetojnë në distancë, prandaj këngëtarja do të zhvendoset nga Miami drejt Los Angeleist bashkë me dy binjakët e saj, Emme dhe Max.