Një student i infektuar me COVID-19 në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, anulohen provimet e verës

Nëpërmjet një postimi zyrtar, Universiteti Politeknik i Tiranës ka njoftuar se pas kontrolleve për Covid-19, një student i vitit të tretë ka rezultuar i infektuar.

Kështu, Fakultetit të Teknoligjisë dhe Informacionit është detyruar të marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së virusit.

Rektorati ka njoftuar se provimet e verës në fakultet do të anulohen.

Ditën e sotme kishte një shpërthim rastesh me Covid-19 në Shqipëri.

Brenda 24 orëve të fundit u regjistruan 64 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se viktimat janë një paciente 78-vjeçare nga Tirana si dhe 83-vjeçar nga Durrësi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.