“Një skenë seksi e tmerrshme” – Enver Petrovci tregon momentin më të vështirë të karrierës
Në një karrierë aq të gjatë sa e aktorit Enver Petrovci, padyshim që përballjet me momente jo të këndshme janë të pashmangshme. Ditën e sotme në një intervistë përballë Xherit, aktori na zbuloi për herë të parë një skenë të cilën nuk do ta bënte më kurr për asgjë në botë.
Bëhet fjalë për një ndër filmat e parë ku ai ka marrë pjesë, me titull “Shakallët për në qiell”. Së bashku me kolegen e tij, të cilën njëkohësisht e kishte edhe shoqe klase, aktorët duhet të xhironin një skenë të nxehtë. E kjo do të kthehej në skenën më të sikletshme në karrierën e Petrovcit.
“Për herë të parë u zhvesha dhe bëra dashuri me kolegen, me shoqen e klasës. Unë e di se çfarë problemi kam pas me u zhvesh. Ajo jo edhe aq sa unë. Ato skenat janë të tmerrshme. Ne ishim në një tavolinë. Unë u zhvesha vetëm në mbathje. Ajo u zhvesh komplet. E përsëritëm 1 herë, 2 herë, 3 herë. Edhe ajo më tha ‘Jam lodh. Hiqi ato mbathje’. Më vinte turp prej saj, jo prej ekipit. Kishim edhe disa solucione që të dukeshim të djersitur që ishin si ngjitësa nëpër trup edhe kur duhej ta puthja, kur afrohesha te ajo, vinte një erë shumë e keqe”, ka treguar aktori.
Ai u shpreh se e gjithë eksperienca ishte e vështirë pasi gjithë stafi në atë kohë ishin pa shumë eksperiencë. Gjithsesi skena u realizua aq profesionalisht sa shikuesit edhe sot kur e shohin mendojnë se mes aktorëve ka pasur vërtetë mardhënie seksuale.
“Kush e sheh atë film askush se beson se unë atë se kam prek fizikisht. E kam prek me trup, me duar, por asgjë tjetër. Të gjithë mendojnë se ne kemi bërë dashuri në atë skenë”, përfundoi artisti duke ritheksuar se nuk do pranonte më kurrë xhirime të tilla.