Një skenë jashtë studios, Alban Male zbulon surprizat e rikthimit të “Jeho” të dielën
Në “ Wake Up” ishte i ftuar në studio producenti i festivalit “Jeho”, Alban Male, i cili tregoi për rikthimin këtë të diel në orën 20:00 në ekranin e “Top Channel”.
Por si është konceptuar rifillimi i këtij festivali?
“Një skenë jashtë studios për të qenë korrekt dhe me protokollin e pandemisë. Festivali do të vijojë deri në fund të gushtit dhe do të ketë 8 episode. Do bëjmë 4 finale të vogla dhe jo një finale të madhe për shkak të kushteve të artistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në çdo finale do ketë nga një çmim. Jemi në “prime time” të dielën në orën 20:00-21:00.
Ndër të tjera producenti Male rrëfeu për jurinë, si dhe surprizën që na pret këtë të diel: “Treshja e “Jeho” kanë një kimi të mirë me njëri–tjetrin. Kanë funksionuar bashkë dhe besoj që do vijojnë të jenë mirë. Kemi një surprizë me të tre në puntatën e parë. Kemi ndërtuar një performancë të tyre që do të hapë dhe spektaklin”, tha Male.
Ndërkohë producenti i njohur ka postuar një video në Instagram, ku shkruan: Për të gjithë ju që na akeni mbështetur dhe pritur me padurim, rikthehemi këtë të diel, “prime time ora 20:00”.
“Jeho” do të ketë në fokus rrymat më të dëgjuara të momentit nga artistët pjesëmarrës. Në çdo punatatë do të marrin pjesë artistë, të cilët do vihen në garë me njëri-tjetrin e që do vlerësohen nga një juri profesioniste./