“Një “sex tape” në planet tona si çift”- Modelja rrëfen historinë e dashurisë me Arjonin e “Për’puthen” dhe Shën Valentinin e saj të parë: Na pëlqen të bëjmë shumë seks
Serena Sula dhe Arjon Luli janë çifti identifikues i këtij Shën Valentini, pasi jo vetëm që kanë festuar në mënyrën më të bukur e të paharrueshme, por edhe kanë realizuar setin e tyre të fotove shumë sensuale.
Modelja e njohur që e pamë në skenën provokuese me Bruno Shllakun në skenën e kazinosë në filmin “I love Tropoja”, dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” janë duke shijuar lidhjen e dashurisë pa tabu dhe komplekse, ndërkohë që shumë fansa i ndjekin si çiftin e preferuar.
Për “Panorama Plus”, Serena rrëfen gjithçka rreth historisë së tyre dhe sekretet e një lidhjeje të pazakontë. Serena Sula njihesh për ‘twerkun’ e veçantë, përveç modelimit dhe pasionit për aktrimin.
Nisiur nga fakti që Shën Valentinin e festove me Arjonin e “Për’puthen”, si mund ta përshkruani ndjenjën që ka lindur mes jush?
Për mua si Serenë ishte Shën Valentini im i parë dhe i paharrueshëm, që vështirë ta përshkruaj dot me fjalë atë lloj ndjenje.
Si hera e parë për ty, si e festuat dhe dhuratat që shkëmbyet me njëri-tjetrin?
Arjoni më bëri një surprizë të jashtëzakonshme, ndërsa unë veç dhashë dashurinë dhe ndjenjat e mia të mëdha për të, përveç dhuratave materiale. Por ideja që ishim bashkë ishte dhurata më e bukur në botë, për atë ditë, për atë natë, për atë festë.
Kur ju sheh bashkë dukeni si motër e vëlla në fotot me gërsheta, keni gjetur shpirtin binjak që do t‘ju çojë drejt martesës?
Pavarësisht gërshetave të njëjta dhe elegancës, jemi aq të ndryshëm sa është vështirë që të gjesh tipe dhe karaktere si ne.
Shpesh keni guxuar me video e foto hot që mediat i kanë etiketuar me pullë të kuqe. Me të vërtetë jeni kaq aventurierë dhe natyra pa komplekse?
Komplekset nuk kanë dhe s’kanë për të qenë kurrë pengesë për ne dhe aventurat pretendojmë që të jenë vetëm fillimi. Viti 2020 është vetëm një trailer i së ardhmes sonë.
Për ty si ish-Miss dhe modele, si është të lidhesh me një djalë që ka qenë pjesë e një formati njohjesh si “Për’puthen”, ku u përfol për konkurrenten, Anën? Çfarë të pëlqen shumë tek Arjoni dhe ç’e tërheq atë te ty?
Si miss dhe modele seksi e njohur shqiptare që jam, duke qenë tip i vështirë unë në përzgjedhje, tek Arjoni më bëri shumë përshtypje tërheqja fizike, sharmi, komunikimi, eleganca, maturia. Ndërsa Arjoni patjetër që nuk rri me femra, të cilat nuk i plotësojnë disa kushte dhe karakteristika të veçanta siç i kam unë.
Si çift keni marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e ndonjë formati apo reklame?
Kemi marrë më pak nga ç’kemi vlera, dhe ja ku jemi të duhurit për agjencitë në fushën e modës dhe marketingut, gjithashtu dhe bizneseve që janë të interesuar për ne.
Ndërkohë mund ta themi se bashkë me famën keni marrë dhe komentet e shumta. Si ndiheni kur lexoni çfarë shkruajnë për ju si çift?
Komentet i marrim parasysh gjithmonë, si ato që janë në favorin tonë, edhe komentet që janë kundër nesh, pasi nga komentet frymëzohemi.
Është e rëndësishme paraja për të mbajtur gjallë dashurinë dhe ju si i siguroni?
Paraja dhe dashuria shkojnë reciprokisht, por dashuria triumfon gjithmonë.
I keni zbuluar ndonjë ves njeri-tjetrit dhe cila është marrëzia më e madhe që keni bërë apo do bëni si çift?
Ne si çift adhurojmë shpejtësinë me makinë, udhëtimet e gjata dhe shumë seks. Sekreti ynë është që nuk i fshehim asgjë njeri-tjetrit dhe më e rëndësishmja është se respektojmë njeri-tjetrin në çdo mendim dhe dëshirë. Marrëzi?! Deri më sot jo. Mbase në të ardhmen një “sex tape”! (Qesh)
/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka