“Një rrugë e dy punë”/ Dafina Zeqirin në të ardhmen do ta shohim mami binjakësh, këngëtarja: Kur të nis s’kam për t’u ndalur, do të bëj një ekip futbolli

Me humor, Dafina Zeqiri tregoi se kur të bëjë fëmijën e parë nuk ka për të ndaluar më dhe do të bëjë “një ekip futbolli”.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u përgjigj ‘një rrugë e dy punë’ teksa është pyetur se nëse në një të ardhme do të donte të kishte binjakë.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve në studio, por edhe atyre që nga kurioziteti kishin shkruajtur në rrjetet sociale të moderatores Alketa Vejsiu.

Me humor, Dafina Zeqiri tregoi se kur të bëjë fëmijën e parë nuk ka për të ndaluar më dhe do të bëjë “një ekip futbolli”.

Pjese nga intervista:

Alketa Vejsiu: Do të të pëlqente të ishe mami e dy binjakëve?

Dafina Zeqiri: Një rrugë, dy punë. Shumë mirë pse jo!

Alketa Vejsiu: Njëri majtas, tjetri djathtas, kur qajnë, qajnë duet.

Dafina Zeqiri: Unë mendoj që s’kam për t’u ndal kur të vazhdoj të bëj fëmijën e parë s’kam për t’u ndalë do e bëj një ekip futbolli, a ndonjë gjë. Fëmijë, apo jo fëmijë, kemi shumë nëna beqare që janë me fëmijë. Kemi nëna single që vendosin të mos bëjnë fëmijë.

(A.B)/Dosja.al