Një Ronaldo në super formë, por jo edhe Georgina
Ata kanë qenë këto ditë duke shijuar pushimet në Ibiza me pesë fëmijët e tyre.
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht të hënën.
Sulmuesi i Manchester United, 37 vjeç dhe ish-asistentja e ‘Gucci’, 28 vjeçare, u panë duke kaluar kohë me një grup shokësh në mes të detit.
Cristiano tregoi fizikun e tij jashtëzakonisht të kuruar dhe barkun mbresëlënës teksa ishte i zhveshur në pjesën e sipërme.
Ai mbante veshur një palë pantallona të shkurtra të bardhë.
Në anën tjetër, Georgina nuk është se dukej edhe aq në formë në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.
Ajo dukej më e plotë ngaqë shfaqet në rrjete sociale e me pamje tërësisht natyrale.
Ronaldo iu bashku një grupi miqsh në jaht, ku ato po shijonin së bashku rrezet e diellit.
Ajo dhe partneri i saj prej shumë kohësh e kaluan pjesën tjetër të pasdites të qetë nën hije, duke u dukur se ishin në një bisedë të thellë.