Një rival i ri për Armando Brojën, Çelsi gati të transferojë sulmuesin që do të zëvendësojë Vernerin
Çelsi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi dhe kësaj radhe emri i fundit në listën e Tuhel është futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Uilfred Zaha.
29-vjeçari është në kërkim të një aventure të re, pas tetë viteve të kaluara me Kristal Palasin dhe një transferim në “Stamford Bridge” mund të ishte i duhuri.
I vetmi sulmues në skuadrën e Tuhelit është Armando Broja, pas largimit të Lukakut dhe Vernerit.
Kështu, “Talk Sport” thekson se drejtuesit e “Bluve” janë gati që të dërgojnë ofertën e parë që të bindin Zahan të transferohet te Çelsi.
PANORAMASPORT.AL