Një propozim për martesë dhe plane për fëmijë, i dashuri i Britney Spears po e çon lidhjen e tyre në një tjetër nivel
Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari, mund të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja filloi të dilte bashkë në vitin 2016, pasi u takuan gjatë xhirimeve për këngën “Slumber Party” të Britney-t, ku Sam, i cili është 27 vjeç, ishte balerini i saj i dytë, shkruan “The Sun”.
Që nga ai moment, marrëdhënia e tyre është forcuar gjithnjë e më shumë dhe tashmë ndajnë shpesh momente të bukura krah njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Së fundmi është raportuar se Sam po mendon të krijojë një familje me yllin e muzikës pop, pasi po kërkon ta çojë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.
“Sam ka dëshirë të krijojë një familje me Britney-n. Ai gjithmonë ka ëndërruar të ketë fëmijë dhe mendon se do të jetë një baba i mrekullueshëm”,- tha një burim për “US Weekly”.
Ndërsa trajneri dëshiron të bëhet baba për herë të parë, Britney është tashmë nënë e dy djemve, Sean, 15 vjeç dhe Jayden, 14 vjeç, të cilët erdhën në jetë nga martesa e saj e parë me Kevin Federline.
Ata u martuan në 2012, por i dhanë fund çdo gjëje në vitin 2007.