Një pjestar i stafit doli me koronavirus, ndërpriten xhirimet e serialit të njohur turk

Një nga aktorët më të njohur në Turqi, që është me origjinë shqiptare, është Can Yaman. Së fundmi, ai është parë në rolin e Ozgyrit në serialin “Bay Yanlis”, përbri aktores Ozge Gurel.

Ky serial është bërë një nga më të ndjekurit në Turqi. Por së fundmi, është zbuluar se një nga personat e stafit është infektuar me koronavirus.

Për këtë shkak, janë ndërprerë xhirimet e serialit. Stafi do t’i nënshtrohet tamponit dhe nuk dihet se kur do rinisin xhirimet.