Një ‘pijanece’ si Bella Hadid, supermodelja rrëfen problemet me alkoolin!
Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht. E famshmja e fundit që ka folur për marrëdhënien e saj me alkoolin është supermodelja Bella Hadid. Në bisedën me ‘InStyle’ për kompaninë që ajo bashkëthemeloi, markën e pijeve joalkoolike ‘Kin Euphorics’, Hadid nuk u përmbajt kur iu desh të diskutonte qasjen ndaj alkoolit në ditët e sotme.
Bella është mbështetur më parë tek alkooli për ta ndihmuar me ankthin, por në ditët e sotme po i jep përparësi mirëqenies së trurit të saj. Ajo ndërkaq u shpreh se:
Me kalimin e viteve, gjithmonë e kam gjetur veten duke iu rikthyer alkoolit kur ndiej pak energji, ose kur ankthet e mia fillojnë të shfaqen. Kam pakësuar vërtet konsumin e alkoolit këtë vit dhe e kam bërë kujdesin për trurin prioritetin tim përfundimtar.
Dhe ndërsa Bella ende nuk ka hequr dorë 100% nga alkooli, ajo është mësuar të zvogëlojë sasinë që konsumon.
Moderimi është gjithçka për mua. Tani rrallë dehem. Kam mësuar se çfarë mund të përballojë dhe çfarë nuk mund të përballojë trupi im.
Hadid ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur linjat e saj trupore, 25-vjeçarja i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë. Së fundmi, bukuroshja përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë.
Së fundmi gjithashtu thuhet se Bella do të ketë një rol edhe në një serial televiziv duke i shtuar karrierës së saj edhe një pjesë në fushën e aktrimit. Siç raporton ‘Variety’, Bella i është bashkuar kastit të serialit televiziv ‘Ramy’, një dramë-komedi amerikane e transmetuar që sheh Ramy Youssef, i cili është gjithashtu regjisor, producent dhe bashkë-krijues i serialit, në rolin kryesor.
Top Albania Radio