Një nuse shqiptare për Gashin dhe një dasmë në Kosovë me patjetër!
Reperi me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm në SHBA, Gashi e ka shprehur gjithmonë dëshirën që nusja e tij të jetë shqiptare.
Madje në Festën e Pavarësisë, Gashi bëri një urim të veçantë duke u shprehur se do dëshironte që nusja e tij të ishte krenare ashtu si ai është krenar për flamurin shqiptar.
Nusen shqiptare nuk e ka gjetur akoma ose të paktën kaq dimë ne (meqë s’ka bërë gjë publike), por reperi i ka planet e qarta. Dasmën e do në Kosovë me patjetër.
“Dasma ime duhet të mbahet në Kosovë dhe do jenë të gjithë të ftuar”-shkruan Gashi krah një videoje të shkëputur nga një dasmë.